Lajme

“Brividi” drejt Eurovision-it: Mahmood & Blanco fitojnë Sanremo 2022


Dueti Mahmood & Blanco u kurorëzuan si fituesit e festivalit italian “Sanremo 2022” me këngën “Brividi”.

Ata mposhtën Elisa dhe Gianni Morandi në Superfinale.

Sanremo 2022 përfundoi pas pesë netësh plot muzikë, akte speciale dhe të ftuar të shquar.

Në finalen e 5 shkurtit, të njëzet e pesë artistët pjesëmarrës performuan këngët e tyre për herë të fundit.

Rezultati i mbrëmjes u vendos fillimisht nga publiku ku u përcaktuan tre superfinalistët.

Kjo, pasi u grumbulluan votat e publikut së bashku me renditjen provizore mesatare të netëve të mëparshme.

Për raundin Superfinal, të gjitha votat u zeruan, kështu që fituesi u vendos nga kombinimi i votave nga juria demoskopike (33%), juria e shtypit (33%) dhe vota e publikut (34%).

Kënga “Brividi” është shkruar nga Alessandro Mahmoud, Michele Zocca dhe Riccardo Fabbriconi.

Në një konferencë për shtyp menjëherë pas fitores së tyre, ata konfirmuan se do të përfaqësojnë Italinë në Eurovision Song Contest.

“Do të shkojmë patjetër në Eurovizion, jemi shumë të kënaqur që jemi atje sidomos sepse do të mbahet në Itali”, theksoi Blanco.

Dueti fitimtar

Për Alessandro Mahmud, 29 vjeç, i cili gjithashtu fitoi në edicionin e vitit 2019 me këngën “Soldi”, ishte një konfirmim.

Ndërsa 18-vjeçari Riccardo Fabbriconi – emri i vërtetë i Blanco-s – ishte konkurrenti më i ri në garën e këtij edicioni.

Ai bëri historinë duke u bërë këngëtari më i ri mashkull që fiton ndonjëherë eventin.

Dueti deklaroi për Corriere para Sanremo-s, se njohja e tyre ndodhi spontanisht.

“Ne u takuam këtë verë rastësisht në studion e Michelangelo-s (producenti Michele Zocca) në Veskovato, të Kremones”, kujton Blanco.

Pas disa muajsh, dy kantautorët kishin gjetur menjëherë kiminë e duhur, pavarësisht ndryshimit në moshë dhe qasjeve të ndryshme.

Ata mbërritën në Festivalin e Sanremos si favoritët dhe u larguan si fitimtarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore