Britania sanksionon gjithë konjukturën ruse, 370 persona në total – Në listë Medvedev, Shoigu e Zakharova
Britania e Madhe po tregohet shteti evropian më i ashpër me Rusinë, duke parë sanksionet që po vendos, ku e përfshirë tashmë është e gjithë konjuktura ruse, me emra shumë të rëndësishëm në listë.
Pas Vladimir Putinit dhe Sergey Lavrovit, radha për t’u sanksionuar i ka ardhur edhe 370 emrave të tjerë, ndër të cilës ish-presidentë dhe ministra të lartë.
Më i lakuari në listë, është një prej besnikëve të Putinit, Dmitry Medvedev, i cili në vitin 2008 deri në vitin 2012, ka mbajtur postin e Presidentit të Rusisë. Mirëpo, si një besnik i Putinit (në atë kohë kryeministër i vendit), se kush i jepte urdhrat dhe direktivat ishte e qartë. Më pas, për tetë vjet, Medvedev ka mbajtur pozitën e kryeministrit. Prej vitit 2020, është drejtues i Këshillit të Sigurisë në Rusi.
Zëdhënësi për shtyp i Putinit, Dmitry Peskov, është po ashtu ndër emrat e sanksionuar.
E njëjta gjë vlen edhe për ministrin e Mbrojtjes, Serhei Shoigu. Ai është edhe drejtuesi më i lartë ushtarak që Putin ka.
Maria Zakharova, zëdhënësja për shtyp e Ministrisë së Jashtme, nuk i ka shpëtuar sanksioneve britanike.
Në listën e zezë gjithsesi, janë futur edhe aktorë mediatike dhe bankarë.
Margarita Simonyan, kryeredaktorja e telvizionit Russia Today, është ndër emrat.
Dy bashkëthemelues të Alfa Bank, Pyotr Aven dhe Mikhail Fridman, janë në listë. Ky i fundit madje, është një biznesmen i bazuar në Londër, i cili pretendohet se ka lidhje me Putinin.
Sipas Sekretares së Jashtme britanike, Liz Truss, Britania po lëviz sa më shpejt të mundet me sanksionet, për të ngushtuar rrethin e të pëlqyerve të Putinit.
Anglezët janë kthyer në shtetin më veprues, sa i përket ndëshkimeve ndaj konjukturës ruse.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
SHBA-të kundër pushtimit të Rafahut, pro armëpushimit dhe të shqetësuara për mbylljen e Al Jazeera në Izrael
-
Osmani: Investimet e MCC-së sollën përfitime të rëndësishme për popullin e Kosovës
-
Qoku me akuza rënda për liderët e “Frontit Evropian”: E kanë Vuçiçin, ne kemi Albinin
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrenica, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin