Lajme

Britania e Madhe mbështet prokurimin publik të MASHT-it në Kosovë


Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, bashkë me Ministren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë nënshkruar një marrëveshje, qëllimi i së cilës është fuqizimi i prokurimit publik.

Kështu ka njoftuar Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, përmes një postimi në Facebook.

“Në epokën e digjitalizimit, prokurimi i mirë-planifikuar, efikas, transparent dhe i drejtë është jetik për cilësinë dhe përvojën e arsimit, si për nxënësit ashtu edhe për mësuesit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ky memorandum mirëkuptimi ka për qëllim “të përcaktojë parimet e përgjithshme të bashkëpunimit në fushën e prokurimit publik dhe do të realizohet përmes mbështetjes programore në kuadër të projektit ‘Fuqizimi i Prokurimit Publik në Kosovë’, i financuar nga Ambasada Britanike, zbatuar nga DAI Global UK”, njofton MASHT.

“Abbott është shprehur i kënaqur që Qeveria e Britanisë po e mbështet këtë projekt, i cili synon fuqizimin e prokurimit publik, përmes ofrimit të ekspertizës sipas nevojave specifike të MASHTI-t”, vijon njoftimi.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore