Jetesë & Stil

Brenda jetës personale të Vjosa Osmanit


Jemi mësuar ta shohim në pozicione tejet zyrtare dhe duke drejtuar poste të rëndësishme shtetërore. Ajo është gruaja më e votuar në Kosovë dhe një politikane që gëzon popullaritet të madh.

Rrallë herë e kemi dëgjuar të flasë për jetën personale dhe atë se çfarë është jashtë petkut zyrtar Vjosa Osmani, ushtruesja e detyrës së presidentes,

një intervistë dhënë së fundmi për emisionin Prive në Klan Kosova, ajo është përgjigjur në 50-të pyetje interesante që e ngacmuan edhe sferën personale të politikanes.

Osmani është nënë e dy vajzave binjake, të cilat i kemi parë në rrjetet e saja sociale. Duke u anashkaluar pak nga pozita e presidentes, ajo foli për shtatzëninë dhe frikën që e shoqëronte derisa po bëhej nënë.

“Kisha frikë çdo ditë, për shkak se shtatzënia me binjakë është me sfida shtesë”, ka deklaruar Vjosa.

E pyetur se çfarë i mungon nga e kaluara e saj parapolitike ajo u shpreh troç se i mungon dalja me shoqet e saj.

E njohur për stilin e veshjes me të zeza, Osmani në pyetjen se pse vishet pothuajse në ngjyra të errëta ajo ka një përgjigje interesante.

“Ndoshta vishem zi, por jetën e kam përplot me ngjyra”.

Në mes të tjerash ajo u pyet edhe për artistin më të mirë shqiptar sipas saj dhe përgjigja nuk ka befason shumë, ngase e kemi parë edhe më herët të tregojë afeksion ndaj një figure të shquar të muzikës shqiptare.

“Nuk e kam të lehtë ta zgjedh, mirëpo besoj që është një mbretëreshë e muzikës për të cilën të gjithë pajtohemi, e ajo është Nexhmije Pagarusha”.

Tutje ajo ka shprehur se ka nga ndërkombëtarët ka pranuar këshilla por asnjëherë direktiva , si dhe kompromisi politik që ajo kurrë nuk do ta bënte është ai me dinjitetin njerëzor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore