Shqipëria

Brenda 5 viteve janë transferuar mbi 3 mijë shqiptarë në Australi, tregon censusi


Në kontinentin e largët të Australisë jeton një komunitet i madh shqiptarësh, të vendosur kryesisht në disa qytete si Victoria, Melburn, Mareeba dhe Dangedong. Sipas censusit australian të realizuar gjatë vitit 2021 përfundimet e të cilit u publikuan pak ditë më parë, raportohet se atje jetojnë 3 mijë e 633 shqiptarë, të cilët kanë lindur në Shqipëri por janë transferuar në Australi pas viti 2016.

Censusi në Australi realizohet çdo pesë vite dhe i fundit ështe realizuar në vitin 2016.

Sipas të dhënave, grupmosha që ka emigruar më shumë nga Shqipëria drejt kontinentit të largët është 30-34 vjeç.

Janë 528 shqiptarë të kësaj moshe te cilët kanë zgjedhur Australinë si shtëpinë e tyre. Më pas renditet grupmosha 35-39 vjeç me  520 shqiptarë.

Gjatë këtyre pesë viteve, 77 shqiptarë të moshës mbi 85 vjeç kanë emigruar në Australi.

Sa i takon shtetësisë, 2 mijë e 501 shqiptarë kanë përfituar një pasaportë Australiane, ndërsa 1 mijë e 82 të tjerë nuk e kanë marrë shtetësinë për arsye të ndryshme.

Duke qene se shqiptarët kanë lëvizur drejt Australisë në periudha të ndryshme, Censusi ka përfshirë edhe shqiptarët që kanë lindur në kontinent por janë me origjinë nga trojet shqiptare.

Sipas të dhënave në kategorinë “Prejardhja sipas shtetit dhe territorit”  janë 2 mijë e 323 shqiptarë që jetojnë në Neë South Wales, 1 mije e 702 në Queensland, 1 mijë e 348 në South Australia, 1 mijë e 166 në Western Australia 101 në Tasmania 33 në Northern Teritory dhe 153 në Australian Capital Teritory.

Numri më i madh i banorëve me origjinë shqiptare gjendet në Viktoria ku janë regjistruar 12 mijë e 853 persona.

Sipas statistikave përfundimtare të Censusit janë 19 mijë 686 banorë të Australisë të cilët kanë origjinë shqiptare.

Një tjetër e dhënë interesante që pasqyrohet në Census është edhe përdorimi i gjuhës amtare. Kështu sipas të dhënave janë 988 folës të gjuhës shqipe në South Wales, 601 në Queensland, 767 në South Australia, 486 në Western Australia 11 në Tasmani, 16 në Northern Territory dhe 85 në Australian Capital Territory, shkruan Diaspora Shqiptare.

Edhe këtu numrin më të madhe të banorëve që komunikojnë në gjuhën shqipe e ka Victoria ku janë regjistruar 7 mijë e 894 folës të gjuhës shqipe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore