Lajme

Boris Johnson tërhiqet nga gara për udhëheqjen e konservatorëve


Ish-kryeministri britanik Boris Johnson është tërhequr zyrtarisht nga gara për udhëheqjen e Konservatorëve.

Ai thotë se shpresonte që Sunak dhe Mordaunt të mund të bashkoheshin, por ata nuk ishin në gjendje ta bënin këtë.

Lajmi u bë i ditur nga redaktori politik i “The Times”, Steven Swinford.

“Unë besoj se kisha pozitë të mirë për të siguruar një fitore të zgjedhjeve konservatore në 2024. Në ditët e fundit, fatkeqësisht kam arritur në përfundimin se kjo thjesht nuk do të ishte gjëja e duhur për të bërë”, u shpreh fillimisht Johnson.

Sipas tij, në këtë situatë nuk mund të qeverisësh efektivisht nëse nuk ke një parti të bashkuar në parlament.

Rishi Sunak pritet të bëhet kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar pas tërheqjes së Boris Johnson nga gara.

Boris Johnson kërkoi dëshpërimisht të dielën, mes shumë deputetësh konservatorë për të mbështetur ofertën e tij për rikthim.

Ai u përpoq të siguronte 100 nominimet e nevojshme për të hyrë në votim për t’u bërë kryeministri i ardhshëm i Britanisë.

Sipas analizës së britanikes “Financial Times”, bisedimet të shtunën në mbrëmje midis Johnson dhe Rishi Sunak, ish-ministër i Financave dhe kryesues në garë, nuk rezultuan në ndonjë “marrëveshje” midis dy pretendentëve.

Penny Mordaunt, udhëheqësja e Dhomës së Komunave, gjithashtu ka deklaruar zyrtarisht kandidaturën e saj, por është shumë pas Sunak dhe Johnson.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore