Shqipëria

Bordi i Transparencës – Rriten çmimet e karburanteve


Bordi i Transparencës, pas mbledhjes së zhvilluar, ka vendosur çmimet e reja për shitjen e karburantit në Shqipëri.

Këto çmime do të hyjnë në fuqi sot, pas orës 18:00.

Kështu Bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë 239 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë 227 lekë/litër.

Në krahasim me vendimin e shkuar, nafta është rritur me 10 lekë.

Po ashtu, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë do të jetë 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.

Në krahasim me vendimin e shkuar, benzina është rritur me 8 lekë.

Gazi do të shitet me pakicë 90 lekë/litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

Bordi thekson se çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që, në pikat e tjera, për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.

“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi”, shkruhet në vendim.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Bordi thekson se janë në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore