Lajme

Bombardohet pallati rezidencial në Kharkiv, nuk dihet numri i viktimave


Një pallat rezidencial është goditur nga bombardimet ruse, duke e lënë atë tërësisht të shkatërruar dhe duke shkaktuar një numër viktimash, i cili ende nuk është konfirmuar nga autoritetet lokale ukrainase.

Media e parë e cila e transmetoi lajmin dhe pamje nga vendi i ngjarjes, është BNO News, një agjenci lajmesh.

Një shtetase australiane, e cila jeton në Kiev, nga ana tjetër, ka dëshmuar për median amerikane ABC, se një pjesë e një krahu avioni është rrëzuar shumë pranë shtëpisë së saj. Situata është e përshkallëzuar së tepërmi pas vendimit të Vladimir Putin, për të nisur sulmin ndaj Ukrainës, në orët e vona të natës.

Ukraina ndërkohë, po bën të pamundurën të mbrohet, ku akti më i suksesshëm deri tani, është ai i rrëzimit të një avioni bombardues rus.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore