Sport

Blutë… nga Londra, kampionë të Evropës


I dyti titull, në mes të Porto-s, nën qiellin e Portugalisë, të mrekullueshmit e Chelsea-s e ngrisin trofeun në qiell.

Kai Havertz, transferimi me shumë bujë i verës, ishte heroi i natës.

Një pasim i jashtëzakonshmën i Mason Mount, një prekje e bukur e Havertz, e la gjermanin të vetëm me portë.

Ai shënoi, gol ky që i dhuroi fitoren e madhe Chelsea-s.

Përkundër tentativave të shumta, City nuk arriti të bëjë asgjë në pjesën e dytë.

Mbrojtja e Chelsea-s ishte shumë e fortë për skuadrën e Guardiola-s, që një sezon shumë pozitiv, e mbyll me humbje në finale.

Tuchel dhe Silva, pas humbjes në finalen e vitit të kaluar, kthehen te fitorja me një skuadër të mrekullueshme të Chelsea-s.

Blutë, pas nëntë viteve “agjërim”, kthehen te triumfi në kupën më të madhe Evropiane.

Qielli i Portugalisë, ngjyroset me blunë e Londrës.

Dhe këtu, mbyllet një sezon i jashtëzakonshëm, 20/‘21…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore