Zgjedhjet në Shqipëri

Blushi njofton daljen publike të Ilir Metës


Zëdhënësi i presidentit të Shqipërisë, Tedi Blushi, të martën e 27 prillit, përmes një postimi në median sociale Facebook, ka njoftuar daljen publike të presidentit Ilir Meta.

Sipas tij, Meta do t’u drejtohet me një mesazh të gjithë qytetarëve.

“Në ora 14:00, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta do t’i drejtohet me një mesazh të gjithë qytetarëve të Republikës”, shkruan ai.

Kjo dalje publike e presidentit vjen në një moment, kur procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 janë drejt përfundimit. Kanë mbetur më pak se 300 qendra votimi për t’u numëruar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore