Libra

Bllokohet bashkimi i botuesve Penguin – Simon & Schuster


Gjyqtarja Florence Yu Pan ka bllokuar bashkimin prej 2.2 miliardë dollarësh midis grupit më të madh botues në botë Penguin Random House dhe rivalit Simon & Schuster.

Ndërhyrja anti-monopol nuk u bazua në çmimet për konsumatorët, siç ndodh zakonisht, por në të drejtat e shkrimtarëve, si dhe në varfërimin e ofertës editoriale.

Për ta bllokuar këtë operacion, ka qenë administrata e presidentit Joe Biden që e ka kërkuar ndërhyrjen e gjyqësorit.

Të gjithën për të parandaluar situatën kur një kompani ka shumë pushtet përballë furnitorëve, në këtë rast autorëve të librave, duke i detyruar të pranojnë paga më të ulëta.

Sakaq, do të kishte më pak konkurrencë për të siguruar librat më të shitur me marzhe të vogla rritjeje për ata që fitojnë mbi 250 mijë dollarë.

Simon & Schuster dhe Penguin Random House janë pjesë e të ashtuquajturës “Big Five” e botimeve botërore, grupet që ndajnë 90 për qind të tregut të librave argëtues.

Së bashku ata publikojnë 31 për qind të veprave të këtij zhanri të shitura në SHBA.

Dhe bashkimi i të dyjave do të krijonte një gjigant të aftë për të larguar tre gjigantët e tjerë: Hachette, Macmillan dhe HarperCollins.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore