Lajme

Blinken përshëndet rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes së Britanisë


“Ne mirëpresim njoftimin e Britanisë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së deri në vitin 2030, si dhe dërgimin e 620 milionë dollarëve ndihmë të re ushtarake në Ukrainë”.

Kështu ka deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Po ashtu ai ka shprehur vlerësimin për angazhimin e Londrës “ndaj NATO-s dhe për mbështetjen e saj për Ukrainën në mes të luftës së agresionit të Rusisë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore