Sport

Bisedimet për rinovimin e Maignan kanë ngecur, Milani gjen zëvendësuesin në Spanjë


Giorgi Mamardashvili (Getty Images)

Milan-i do të shesë Mike Maignan këtë verë nëse ai nuk arrin të nënshkruajë një zgjatje të kontratës dhe thuhet se Giorgi Mamardashvili po shfaqet si një kandidat për të zëvendësuar francezin.

Milan-i do të jetë në kërkim të një portieri të ri këtë verë nëse Maignan nuk nënshkruan një zgjatje të kontratës, raporton “Tuttosport”.

“MagicMike” dhe kuqezinjtë nuk kanë arritur ende një marrëveshje, dhe gjigantët e Serie A do të shqyrtojnë ofertat në kufirin prej 70-80 milionë euro nëse Maignan refuzon të angazhojë të ardhmen e tij në klub pas vitit 2026.

Sipas “Tuttosport”, një zëvendësues i mundshëm i Maignan është portieri 23-vjeçar i Valencia-s, Mamardashvili.

Lojtari i Gjeorgjisë vlerësohet në 40-50 milionë euro dhe pavarësisht interesimit nga disa klube të Premier League, shitja e Maignan do t’u jepte kuqezinjve burime të mjaftueshme financiare për të nënshkruar me portierin premtues.

Sipas raportit, 23-vjeçari po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar në mesin e drejtorëve dhe skautëve të Milan-it dhe shihet si një zëvendësues i mundshëm solid për Maignan.

Mamardashvili nuk është objektivi i vetëm i Milan-it për të zëvendësuar Maigian, duke qenë se kuqezinjtë kanë monitoruar edhe Michele di Gregorio të Monza-s.

Kontrata e re, Milan dhe Maignan shumë larg njëri-tjetrit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore