Pajisje

Bill Gates tregon arsyen se pse përdor një telefon Android


Kur bëhet fjalë për debatin e madh midis iOS dhe Android, Bill Gates tregon arsyen se pse përdor një telefon Android dhe jo një të Apple. Bashkëthemeluesi i Microsoft, mori pjesë në takimin e tij të parë në Clubhouse, aplikacion i cili ka shpërthyer në popullaritet së fundmi. Njëra prej pyetjeve që iu bë ishte se çfarë telefoni përdor? Bill Gates u përgjigj me Android dhe vazhdoi te tregoj arsyen se pse përdor një telefon të tillë e jo një të Apple.

“Në të vërtetë përdori një telefon Android nganjëherë mbaj edhe iPhone me vete, por zakonisht Android është telefoni im.” Shprehu Gates. Ai u intervistua nga gazetari Andrew Ross Sorkin i cili pyeti pse ai zgjedh Android-in e jo iPhone-in? “Disa prodhues Android të lejojnë instalimin e softuerit të Microsoft paraprakisht, dhe kjo e bën çdo gjë më të lehtë për mua,” tha Gates.

Gjatë një interviste tjetër në 2019-ën, Gates pranoi humbjen e Microsoft përballë Android, dhe se e konsideron atë si gabimin më të madh të të gjitha kohërave.

Kritikët po e quajnë atë “fundi i një epoke” dhe “një moment historik në sektorin e teknologjisë”. Në mars të viti 2017, Android tejkaloi Microsoft-in për t’u bërë sistemi kryesor operativ për përdorimin e internetit. Kjo arritje e jashtëzakonshme tregon se sa ka ndryshuar sjellja globale në internet dhe sa ka rënë Microsoft.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore