Sport

Biliard/ Lojtari bie në gjumë gjatë ndeshjes


Tre herë kampioni në Snooker, Mark Williams, bëri një sy gjumë në karrigën e tij gjatë një humbjeje befasuese në kampionatin e Britanisë së Madhe.

Uellsiani 46-vjeçar u mposht me rezultat 6-5 me ndeshje nga anglezi Anthony Hamilton, në raundin e dytë.

Dy herë kampioni i Anglisë humbi dy turne, për shkak se u infektua me COVID-19 në tetor.

“30 vite si profesionist, kjo ishte hera e parë që më zuri gjumi në karrige”, u shpreh numri nëntë i botës, Williams.

“Ishte 3-2 dhe unë isha jashtë. Koka më ra poshtë, kur u zgjova nuk e kisha idenë se ku isha për rreth pesë sekonda”.

“Ishte pak e turpshme”, tha ai, “por isha i dërmuar”.

“Duhet të luaj në mëngjes, ose në pasdite”, shprehet ai, “sa më vonë, aq më i lodhur ndihem”.

“Është dëshpëruese që shumë njerëz kanë vdekur nga COVID-19”, tha për mungesën e tij, “jam me fat që shpëtova”.

Ai thotë që ndihet më mirë se disa javë më parë, por “nëse vazhdon të luaj ndeshje natën, do të lodhem shumë”.

Turneu i Skovcisë fillon më 6 dhjetor, ku Williams do të marrë pjesë.

“Kërkoj falje nga kundërshtari, betohem që nuk e nënçmova”, e mbylli ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore