Sport

BILD/ Real Madrid ka fituar garën për Haaland


Sipas të përditshmes gjermane BILD, Real Madrid ka arritur të fitojë garën për shërbimet e Erling Braut Haaland.

Prestigjiozja gjermane, raporton që madrilenët kanë arritur një marrëveshje me futbollistin dhe agjentit e tij Mino Raiola që destinacioni i tij i ardhshëm të jetë Real Madrid.

Haaland është një ndër futbollistët më të kërkuar në botë, mirëpo duket se ai tashmë ka vendosur për destinacionin e tij të radhës.

Mirëpo, në raportimin e BILD, thuhet që, edhe pse transferimi do të ndodhë, ende nuk dihet se kur.

Madrilenët janë shumë afër që të sigurojnë shërbimet e Kylian Mbappe, dhe mediat në Spanjë raportojnë që mbretërorët nuk dëshirojnë që të transferojnë të dy brenda një vere.

Kjo për arsye sepse në klubin madrilen besohet që Benzema do të jetë në nivelin aktual edhe për një vit – dhe fundi i vitit të ardhshëm do të jetë momenti i duhur që të bëhet tranzicioni pas 15 viteve të Benzema-s në Madrid.

Mbappe, Haaland – dy emrat më të kërkuar të merkatos duket se do të bashkohen në Madrid.

Florentino Perez kërkon ndërtimin e një tjetër epoke “galaktike”, dhe me Mbappe dhe Haaland, Vinicius dhe Rodrygo, duket se projekti është në fillimet e tij.

Së bashku me ta, Real Madrid do të vij edhe me Santiago Bernabeu-n e rimodeluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore