Lajme

Biden: Zemërimi i Izraelit i kuptueshëm, por ka shumë viktima të pafajshme


“Ka shumë viktima të pafajshme, izraelite dhe palestineze. Ne duhet të ofrojmë më shumë ushqime, ilaçe dhe furnizime për palestinezët”.

Kështu ka thënë presidenti amerikan Joe Biden kur ka folur për luftën në Rripin e Gazës gjatë një aktiviteti për mbledhjen e fondeve në New York.

Ai ka theksuar ndër të tjera se “nuk mund të harrojmë se vetë ekzistenca e Izraelit është në rrezik”.

“Izraelitët u masakruan. Imagjinoni sikur kjo të ndodhte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është e kuptueshme që Izraeli ka zemërim kaq të thellë. Por ne duhet të ndalojmë përpjekjet e luftës që shkaktojnë vdekje të konsiderueshme të civilëve të pafajshëm”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore