Lajme

Biden: Nëse Rusia pushton Ukrainën, nuk do të ketë Nord Stream 2


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, konfirmoi se nuk do të ketë asnjë gazsjellës Nord Stream 2 nëse Rusia pushton Ukrainën.

Gjatë deklaratës së përbashkët me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidenti amerikan nuk dha detaje se si do të realizohej kjo.

Gjermania do të ishte një nga përfitueset më të mëdha të gazsjellësit. Vendi mbështetet në 50 për qind të furnizimit me gaz natyror nga Rusia.

“Nëse Rusia pushton – pra tanket dhe trupat do të kalojnë përsëri kufirin e Ukrainës – atëherë nuk do të ketë më Nord Stream 2. Ne do t’i japim fund”, garantoi Biden.

Scholz ishte më i matur në përgjigjen e tij, duke refuzuar të thoshte emrin e gazsjellësit dhe vetëm duke vënë në dukje se dy vendet do të ‘punonin së bashku’.

“Ne po veprojmë së bashku”, tha kancelari gjerman.

Scholz theksoi se aleatët perëndimorë janë absolutisht të bashkuar dhe nuk do të ndërmarrin hapa të ndryshëm.

Gazsjellësi Nord Stream 2 shtrihet 764 milje nga Rusia nëpër shtetet baltike dhe në Gjermani.

Scholz mbërriti në Washington pasi presidenti rus Vladimir Putin mblodhi 70 për qind të kapacitetit ushtarak që do t’i duheshin për një pushtim të plotë të vendit.

Kjo, e bazuar në vlerësimet e inteligjencës amerikane.

Moska zyrtarae sakaq ka mohuar vazhdimisht qëllimet e pushtimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore