Lajme

Biden fal mijëra të dënuar për posedim të marijuanës


Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka falur të gjithë të dënuarit për posedim marijuane sipas ligjit federal.

Ai ka thënë po ashtu se administrata e tij do të shqyrtojë nëse marijuana duhet të jetë ende një drogë e klasit të parë si heroina dhe LSD.

Faljet përfshijnë rreth 6 mijë e 500 njerëz që u dënuan për akuza federale për posedim të thjeshtë të marijuanës nga viti 1992 deri në 2021.

Gjithashtu mijëra të tjerë që u dënuan për posedim në Distriktin e Kolumbisë.

Sipas zyrtarëve, presidenti do t’u kërkonte guvernatorëve të ndiqnin drejtimin e tij për njerëzit e dënuar për akuzat shtetërore për posedim.

Lëvizjet janë ndryshime të habitshme për qeverinë federale për një çështje që ishte një premtim i fushatës që Biden bëri në vitin 2020.

“Dërgimi i njerëzve në burg për posedim marijuane ka përmbysur shumë jetë për sjellje që është e ligjshme në shumë shtete”, ka thënë Biden.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore