Lajme

Bërnabiç e habitur me vendet e QUINT-it që lejuan Kosovën të ndalojë Referendumin serb


Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, e quajti “të turpshme” moslejimin e referendumit serb për ndryshime kushtetuese brenda shtetit sovran dhe të pavarur të Kosovës, si dhe shprehu habinë e mosreagimit ndërkombëtar ndaj një gjëje të tillë.

Ajo tha se kjo do të jetë njëra nga temat të cilat do ta adresojë në Bruksel në vizitën e saj më 25 janar, transmeton Tanjug.

“Në Bruksel, do të marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim Asociimit, brenda negociatave parahyrëse, dhe do të takohem me zyrtarë evropianë. Do t’i pyes brenda dyerve të mbyllura se çfarë po bëjnë, marrë parasysh ndalesën e serbëve për mosparticipim në referendum”, është shprehur kryeministrja serbe.

Veprimet e Kosovës për ndalimin e referendumit serb , Bërnabiç i quajti “skandaloze dhe të turpshme”, dhe shprehu habinë e saj të zakonshme se si “komuniteti ndërkombëtar dhe vendet e QUINT-it nuk mundën të bëjnë asgjë”.

“Ju i keni mohuar serbëve të drejtën themelore në Kosovë dhe kjo do të ketë konsekuenca që do të shkojnë shumë larg. Do të varet se si i qasen zgjedhjeve të 3 prillit, por natyrisht do të jetë pjesë e agjendës sonë në të gjitha takimet në të ardhmen”.

Pasojat, sipas Bërnabiç, “do të jenë të natyrës politike”, sepse, siç thotë ajo “Serbia është mirëmbajtësja e paqes dhe stabilitetit të rajonit”.

“Beogradi do të luftojë deri në fitoren përfundmitare të serbëve në Kosovë”, u shpreh ajo.

Kuvendi i Kosovës të shtunën miratoi një Rezolutë për ndalimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës, përveç përmes postës dhe zyrës ndërlidhëse serbe në Kosovë.

Pozitë e opozitë, njëzëri, ndaluan që Serbia të organizojë referendum brenda Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore