Shqipëria

Berisha rikonfirmoi: Do marrim pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore


Ish kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve në Mirditë konfirmoi edhe një herë se do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore në gjashtë bashkitë e vendit.

“Kemi vendosur të marrim pjesë në zgjedhje për 6 bashkitë. Do caktojë vota e lirë kandidatët, do i caktojë qytetari. Do bëhen zgjedhje në struktura, do jeni ju që do i caktoni”.

Sipas tij, primaret janë praktikë e mirëfilltë e lirisë në SHBA.

“Vota e qytetarëve përcakton kandidatin dhe jo ai që do kryesia. I ftoj të marrin pjesë sa më parë, ti kthejnë shpinën Lul kimikut, i ftoj deputetët te ju i keni votuar. Jo Lul kimiku”, u shpreh Berisha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore