Familja

Beqarët, përjetësisht joshës


Shumë njerëz janë krejtësisht të lumtur duke shijuar jetën si beqarë. Ku ka më bukur se sa të ndihesh rehat me gjithçka ke në këto momente. Besimi i tyre tek vetja është mjaft tërheqës, e si rrjedhojë edhe ata po ashtu.

Duke shqyrtuar shkencën e joshjes, nuk ka asgjë më joshëse se diçka e paarritshme. Ky një virtyt, që shumë beqarë për fat të mirë duket se e kanë.

Përveç kësaj, ne na tërheqin ata që janë shumë pozitivë. Ne gëzojmë shoqërinë e beqarëve që janë të relaksuar dhe me humor të mirë. Të gjithë mund të lidhemi me tërheqjen e pozitivitetit, si nga ana shoqërore e shpesh edhe fizike.

A ka rëndësi për beqarët, nëse ata janë tërheqës për të tjerët?

Kjo qëndron, sepse krahas vetëvlerësimit të tyre, ideja për tu dukur sa më mirë i tundon në çdo dalje. Sigurisht, një vajtje në kafe apo në punë, ku do të takosh një mik apo një koleg, për beqarët është gjithmonë një ditë ndryshe.

Ndaj, të dukurit sa më mirë, së pari për vetën e tyre e më pas për “shokun”, është një ndjenjë që beqarët i shoqëron gjatë.

Një beqar/e, që kurimi ndaj vetes nuk i mungon, shtoni vetëvlerësimin dhe humorin e mirë, vallë kë nuk do të tërhiqte? Edhe ty, apo jo?!

Ndaj, për këdo që shqetësohet, lajmi i mirë është se pavarësisht nëse dikush është beqar nga zgjedhja ose jo, beqaria nuk ndikon domosdoshmërisht në mënyrën se si ne shikohemi nga të tjerët. Duhet të kuptojmë se ne jemi kritikët tanë më të këqij. Ndaj duhet t’i kujtojmë vetës se bukuria është në syrin e shikuesit. Kështu që, ne na mbetët vetëm të rrezatojmë kudo shkojmë!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore