Muzikë

Bëhuni gati për një koncert gjigand të Ermal Metës


Këngëtari me prejardhje shqiptare, Ermal Meta, ka bërë të ditur se ka vendosur të vizitojë vendin e tij dhe t’i dhuroj publikut nga Shqipëria një koncert të përmasave gjigande.

“Në 29 korrik do të jem në Stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë. Kanë kaluar 30 vjet që kur regjimi komunist ka rënë dhe ne menduam ta festonim me muzikë”, ka thënë Meta për mediat italiane.

“Unë jam italian dhe shqiptar dhe kam zgjedhur të bëj një koncert për nder të njerëzve nga vendi ku vij, të cilët arritën të fitojnë lirinë. Kanë ndodhur shumë gjëra vitet e fundit dhe lidhja e midis Italisë dhe Shqipërisë, dy vende të ndara nga vetëm 70 kilometra det, është e me të vërtet e bukur”, ka shpejguar tutje autori i “Nuk më bëtë dot asgjë”.

Gjithsesi, Tirana nuk është destinacioni i vetëm ku Meta do të mbaj koncert.

Me qëllim që të promovimit sa më të madh pranë shqiptarëve, Ermali koncert planifikon të mbaj edhe në Teatrin Antik të Taorminas, në zonën e Sicilisë, ku jeton një pjesë e madhe e shqiptarëve emigrantë në Itali.

“Më 5 shtator unë luaj në Taormina, në Teatrin Antik. Doja të parashikoja turneun si një ngjarje unike, për të dëgjuar këngët e mia drejtpërdrejt. Mezi po pres. Ne gjithashtu do të ofrojmë një transmetim të drejtpërdrejtë, për të qenë në gjendje të shohim koncertin nga një ekran  edhe kur gjendeni në shtëpi. Më pëlqen ideja e përhapjes së saj në eter”, shtoi ai.

Ndryshe, me 6 mars është mbajtur nata finale e spektaklit të famshëm italian “Sanremo”, ku në vendin e tretë u rendit këngëtari, Ermal Meta, me interpretimin e këngës së tij “Un milione di cose da dirti”.

Madje, klasifikimin artistik, pa përfshirë atë të publikut, shqiptari Ermal Meta mbante vendin e parë, por gjërat shkuan si shkuan dhe pikë hidhërimi nuk u vrejt në fytyrën e këngëtarit.

Ai u shfaq mirënjohës dhe falënderues për çmimin e fituar në çdo intervistë të tij televizive.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore