Shëndet

Behgjet Pacolli dhe Labinot Tahiri i ofrojnë mbështetje Adriana Matoshit


Adriana Matoshi - Deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së.

Lajmi se aktores dhe deputetes së Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi i është rikthyer tumori dhe e njëjta do t’i nënshtrohet një operimi në ditën e parë të muajit dhjetor, ka bërë bujë gjithandej, ndërsa nuk ka munguar as solidarizimi dhe ndihma prej kolegëve dhe figurave publike.

Mes qindra personave që i Matoshit i ka ofruar ndihmë publikisht është edhe Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli.

Pacolli i ka shkruar Matoshit se është në dispozicionin e saj nëse ajo konsideron se ndihmën mjekësore duhet ta kërkojë jashtë Kosovës.

Behgjet Pacolli – Kryetar i AKR-së.

“Adriana unë uroj nga zemra që të kurohesh nga kjo kokë dhimbje sa më shpejt. Të lutem mos harro se jam në dispozicionin tënd nëse mendoni se jashtë vendit, në Zvicër apo gjetiu do të ishte më mirë të vazhdosh të merresh me këtë problem që po të shqetëson tani. Më thuaj të lutem!”, ka shkruar Pacolli.

Pos, Pacollit, ndihmë Adrianës i ka ofruar edhe këngëtari i muzikës popullore – Labinot Tahiri, i cili është shprehur i gatshëm të dal edhe në rrugë për të mbledhur të holla si shenjë ndihmese për Matoshin .

Labinot Tahiri – Këngëtar

“Nëse Adrianës i duhet ndihma jonë, ne jemi aty 24 orë. Kam dalur për shumë kend në rrugë, në borë e në shi, për ;- nëna, vajza, motra e vllezër, të rinjë e të reja, për të berë atë që quhet mrekulli, duke grumbulluar brenda orëve me qindra mijera euro se bashku me shqiptarët anekand botës”.

“Nëse rastësisht  i duhet ndihma nga ana jonē, për të grumbulluar mjete për shërim jashte vendit, prap edhe për artisten tonë , do të dale në rrugë si ushtar i saj , për të bërë çmos që ajo t’a luftojë këtë sëmundje”, ka shkruar Tahiri.
Ajo ka shkruar se operimi i saj nuk ka kushtuar shumë dhe se i kanë dalë në ndihmë shoqëria dhe kolegët.

Por, Matoshi, ka bërë të ditur  se operimi i saj nuk ka kushtuar shumë dhe se i kanë dalë në ndihmë shoqëria dhe kolegët.

“E vleresoj shume iniciativën e faleminderit nga thellesia e shpirtit. Faleminderit Zotit operacioni im nuk ka kushtuar aq shtrejte dhe gjithashtu koleget dhe shoqeria me kane ndihmuar”.

“Uroj qe gjithsecili njeri qe eshte i semure te kete forcen e Zotit per me perballu dhimt e njerezit per rreth qe e kane zemren e madhe per kontribut. Ju dua fort”, ka shkruar Adriana duke iu përgjigjur Labinotit.

Adriana Matoshi – Deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së.

Pëndryshe, Adriana Matoshi, përmes një postimi prekës në Facebook, ka treguar se pas nëntë vitesh i është rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar.

“Kanë qenë të shumta sfida që më është dashur të kaloj. Në atë periudhë isha edhe shtatzënë. Asnjë moment nuk u dorëzova. Dashuria ime për jetën ishte më e madhe se frika ndaj vdekjes”, është shprehur ajo.

Ajo ka theksuar se gjatë këtyre viteve, ka qenë mjaft e angazhuar dhe e përkushtuar në familjen e saj.

“Mendoj që i kam thyer limitet e vetes. Stresi i akumuluar dhe mbingarkesat janë disa nga faktorët, që ndoshta kanë ndikuar në rikthimin e tumorit”, tha ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore