Lajme

BE: Kufiri i çmimit të përgjithësuar për gazin nuk është i realizueshëm menjëherë


“Ne nuk përjashtojmë asgjë, por një kufi i përgjithësuar i çmimit për të gjithë gazin e importuar në Bashkimin Evropian kërkon një mekanizëm që është i vështirë për t’u ngritur në afat të shkurtër”.

Kështu deklaroi një burim i BE-së duke shpjeguar se pse Komisioni mbështet vetëm kufirin e çmimit të gazit rus dhe jo atë të përgjithësuar, siç kërkohet nga pesëmbëdhjetë shtete anëtare të unionit.

“Ajo që ata kërkojnë është një operacion radikal që paraqet shumë rreziqe që nuk merren parasysh në kërkesë”, sqaroi zyrtari.

Sipas tij, këto rreziqe mund të përmblidhen në sigurinë e rritjes së kërkesës, pikërisht për shkak të një çmimi më të ulët dhe kjo do të sillte vështirësi në ofertë.

Ajo që Komisioni po propozon është vendosja e një kufiri në çmimin e gazit që vjen me tubacion nga Rusia, sepse ajo ka rezultuar të jetë një furnizuese jo e besueshëm.

Me furnizues të besueshëm, kryesisht Norvegjinë dhe Shtetet e Bashkuara, Komisioni do të donte të fillonte një dialog për të ulur çmimet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore