Lajme

BE-ja dënon sulmin e Hamasit “në termat më të fortë të mundshëm”


Bashkimi Evropian “dënon në termat më të ashpër të mundshëm” sulmet e Hamasit ndaj Izraelit dhe theksoi të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.

“BE bën thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të këtyre sulmeve dhe dhunës së pakuptimtë”, thotë shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell në një deklaratë të lëshuar në emër të të 27 vendeve anëtare, “që vetëm do të rrisë më tej tensionet në terren dhe do të dëmtojë seriozisht aspiratat e popullit palestinez për paqe”.

Borrell thotë se BE-ja “qëndron në solidaritet me Izraelin, i cili ka të drejtë të mbrohet në përputhje me ligjin ndërkombëtar, përballë sulmeve të tilla të dhunshme dhe pa dallim”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore