Shqipëria

BE: Akuzat ndaj Soreca-s, shpifje

Kallëzimin ndaj ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, në SPAK, nga ana e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, zyrtarët e BE-së e kanë quajtur “shpifje”.

“Kemi besim tek ambasadori Soreca. Akuzat janë shpifje dhe të pabazuara. Soreca ka besimin e plotë nga liderët e Brukselit. Ai po bën një punë të mirë në Shqipëri për komunikimin mes BE-së dhe Shqipërisë”.

Ndër të tjera, theksohet edhe fakti i përkushtimit evropian në Reformën në Drejtësi. “I bëjmë thirrje të gjitha instancave të mbështesin reformën”, theksoi gjatë një fjale për shtyp Peter Stano, zëdhënës i BE-së.

Këtu, përmendet edhe fakti se këto reforma, nuk duhet absolutisht të ngadalësohen.

Kallëzimi në SPAK

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit (AMT), të hënën e 12 korrikut, ka kallëzuar në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ambasadorin e Bashkimit Evropian (BE), Luigi Soreca.

Sipas tyre, ambasadori Soreca “ka tentuar të ndikojë në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen e Teatrit.

“Në referim të dispozitave ligjore, e shikojmë si konsumim të veprave penale të ambasadorit Soreca, i cili, në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, kanë tentuar të ndikojnë në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese”, tha përfaqësuesja e AMT-së në një deklaratë për media, pas kallëzimit penal.

Ndonëse kjo është hera e 12-të që AMT-ja paraqitet pranë SPAK-ut për kallëzime penale, kësaj radhe denoncimi është për ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, “i cili në bashkëpunim me Veliajn ka ushtruar ndërtim të paligjshëm në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me çështjen e teatrit.

AMT ka vënë në dijeni dhe Parlamentin Evropian, ku sipas tyre, i kanë kërkuar të thërrasë në interpelancë ambasadorin Soreca, si dhe nisjen e hetimit administrativ dhe marrjen e masave për lirimin nga detyra të këtij ambasadori.

Aleanca për Teatrin, akuza ambasadorit Soreca

Më herët, Adriana Kalaja, përfaqësuesja ligjore e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ka dorëzuar një kërkesë për informacion në bazë të ligjit për të drejtën e informimit, pasi kanë konstatuar që në ditën e seancës së Teatrit Kombëtar, Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim me kryetaren e gjykatës, Vitore Tusha.

Sipas saj, ky takim nuk është bërë publik.

Më herët, Adriana Kalaja, përfaqësuesja ligjore e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ka dorëzuar një kërkesë për informacion në bazë të ligjit për të drejtën e informimit, pasi kanë konstatuar që në ditën e seancës së Teatrit Kombëtar, Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim me kryetaren e gjykatës, Vitore Tusha.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sipas deklaratës, për pezullimin e ndërtimit të teatrit të ri, e bën nul vendimin e Këshillit Bashkiak për shembjen.

“Gjykata nuk e ka marrë në shqyrtim kërkesën tonë në lidhje me vendimin e Këshillit Bashkiak, për shkak të kuorumit”, u shpreh Kalaja.

Sipas saj, Gjykata Kushtetuese është marrë me shkakun dhe “jo me pasojën”.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Më 2 korrik, Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin e pjesshëm për Teatrin Kombëtar, përmes të cilit rrëzohet vendimi i Këshillit të Ministrave për t’ia kaluar në pronësi Bashkisë së Tiranës.

Në Pikën 3 të vendimit thuhet se Gjykata shfuqizon vendimin “për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të pasurisë (nr.1/241) me emërtimin “Teatri Kombëtar…”, duke e nxjerrë të papajtueshëm me Kushtetutën.

Vendimi, po ashtu, shfuqizon ligjin “për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt ‘Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’”, po ashtu si i papajtueshëm me Kushtetutën.

Mirëpo, Kushtetuesja ka lënë në fuqi vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë “për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt-Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore