Lajme

BBC: Kosova iu kthye negociatave nën presionin e SHBA-ve


Bashkimi Evropian (BE) arriti të “zbusë” tensionet mes Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen e targave.

Kështu shkruan e përditshmja britanike “BBC” pas lajmit të dhënë nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, se mes Kosovës dhe Serbisë u arrit një marrëveshje.

Sipas raportuesit të “BBC-së” në Ballkan, Kosova iu kthye negociatave nën presionin e aleatit të saj kryesor, SHBA-ve dhe marrëveshja e arritur dje nga palët ishte gati identike me propozimin e BE-së në tryezë në fillim të kësaj jave.

Pas diskutimeve të së mërkurës, të dyja shtetet ranë dakord për një de-përzhkallëzim të situatës.

Kosova pati kërcënuar se do të niste gjobitjen e shoferët nga e enjtja, nëse ata vazhdojnë të përdorin targat e lëshuara nga Beogradi.

Por, Borrell siguroi se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave ilegale me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova nuk do të kërkojë që automjetet me targa serbe të riregjistrohen.

“BBC” shkruan se si Borrell shprehu indinjatën e tij ndaj Kosovës, kur kryeministri i vendit, Albin Kurti, refuzoi të pranojë marrëveshjen e propozuar të BE-së.

Autoritetet e Kosovës duan që minoriteti etnik serb të dorëzojë targat e tyre të lëshuara nga Serbia.

Qeveria në Prishtinë ka argumentuar se targat që datojnë para luftës së territorit të vitit 1999 për pavarësi nga Serbia nuk mund të jenë më të vlefshme.

Policia e Kosovës do të vendoste gjoba prej 150 euro për mbajtësit e targave të lëshuara nga Serbia.

50 mijë serbët në veri të Kosovës pranojnë vetëm institucionet lokale serbe, dhe ka pasur demonstrata kundër politikës së targave të Prishtinës.

Para kompromisit të së mërkurës, Serbia këmbënguli që automjetet që kalonin kufirin e saj nga Kosova të mbanin afishe të prodhuara nga Serbia në targat e tyre kosovare.

Kosova ka hequr dorë nga gjobat – arrihet pajtim në Bruksel

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore