Sport

Bayern Munich-u futet në garë për shërbimet e Eric Garcia-s


Kampionët e Gjermanisë dhe të Europës, Bayern Munich-ut po kërkonë të bëjë nje lëvizje të rëndësishme në merkaton e verës. Qendërmbrojtësi i Manchester City-t, Eric Garcia është një nga opsionet e mundshme, raporton spanjollja El Gol Digital. Për lojtarin ka interes të madh dhe nga Barcelona.

Me largimin e David Alaba-s, që ka arritur marrëveshje me Real Madrid-in, bavarezët mund të hidhen në merkato, pasi janë të “detyruar” të ndërhyjnë në këtë repart. Më herët në media u përfol për një interes të bavarezëve për Pau Torres-in e Villarreal-it.

Garcia përfundon kontratën me City-n qeshorin e ardhshëm dhe e ka bërë të qartë te drejtuesit e ekipit që nuk dëshiron të rinovojë. Në ndryshim nga Barcelona, kampionet e Gjermanisë kanë situatë financiare më të mirë dhe mund t’i ofrojnë lojtarit kushte më të mira ekonomike, por në fund është lojtari që vendos, nëse do të jetë partner me Niklas Sule-n apo jo.

20-vjeçari ka në total 31 paraqitje me citizens, ku ka dhuruar dhe një asist. Vlera e tij në tregun e transferimeve sipas Transfermarket-it përllogaritet rreth 20 milionë euro. Garcia aktualisht është dhe pjesë e Kombëtares së Spanjës, me të cilët numëron katër paraqitje, që nga debutimi në shtator të 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore