Sport

Bayern-i refuzohet nga portieri i tyre


Bayern Munich është duke kërkuar një portier, pas lëndimit të Manuel Neuer, i cili tashmë e ka humbur sezonin, madje ndoshta edhe karrierën.

Gjermani pësoi një aksident me ski gjatë pushimeve dhe karriera e tij tashmë është vënë në dyshim.

Fillimisht, bavarezët shfaqën interesim për portierin e Borussia Monchengladbach, Yann Sommer, por klubi refuzoi transferimin.

Më pas, kampionët e Gjermanisë kërkuan rikthimin e portierit të tyre, Alexander Nubel.

Ky i fundit është në pronësi të bavarëzëve dhe i huazuar te Monaco deri në verën e ardhshme, por ka refuzuar që të rikthehet para kohe.

Gjermani refuzon të rikthehet dhe është hatërmbetur ndaj stafit të bavarezëve pasi kurrë nuk iu dhuruan një shans për sa kohë Neuer ishte në gjendjen e duhur fizike.

Se nuk do të kthehet portieri 26-vjeçar gjatë janarit në Bavari, e konfirmoi edhe agjenti i tij, Stefan Backs.

“Nuk dua të diskutohet më kjo temë, Nubel nuk kthehet te Bayern. Ai do të luajë me Monaco edhe për pjesën e mbetur të sezonit”, u shpreh Backs.

Kujtjomë që Nubel në këtë sezon ka bërë 27 paraqitje në të gjitha garat me Monaco-n, prej të cilave shtatë herë e ka mbajtur portën të paprekur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore