Sport

Bayern futet në garë për transferimin e Rabiot


Adrien Rabiot do të mbetet futbollist pa skuadër në qershorin e ardhshëm, pasi që i skadon kontrata me Juventus-in.

Disa klube të mëdha janë vënë në drejtim të tij për ta transferuar me parametra zero, derisa së fundmi ka hyrë në garë edhe Bayern Munich.

Sipas asaj që shkruan gazeta gjermane, “Bild”, bavarezët pritet të takohen në ditët e ardhshme me agjentin e futbollistit për ta arritur një marrëveshje që Rabiot ta veshë fanellën e kuqe në verën e ardhshme.

Rabiot nuk ka dhënë sinjale se do ta vazhdojë kontratën me Juventus-in, duke lënë të hapur mundësinë e largimit nga ekipi italian në fund të sezonit.

Francezi nuk është aspak i kënaqur me ofertat e bardhezinjve në drejtim të tij, andaj me shumë gjasë do të ndërrojë skuadër në verë.

Thuhet se Bayerni i ka ofruar atij kontratë katërvjeçare, pasi po e sheh si përforcim të duhur prej sezonit të ardhshëm.

Kujtojmë që 27-vjeçari iu bashkua Juventus-it në vitin 2019 si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germain.

Deri më tani, Rabiot numëron 24 gola dhe 14 asistime në 156 ndeshje në të gjitha garat me fanellën bardhezi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore