Përballje

Batatina: Kemi hyrë të motivuar, prandaj e mposhtëm Ballkanin


Llapi bëri tjetër befasi në Superligën e Kosovës, teksa në ndeshjen e javës së 16-të e mposhti në udhëtim kampionin në fuqi, Ballkanin, me rezultat 1:4.

Pas këtij suksesi të madh, foli në konferencën për media trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili tha se ekipi i tij bëri një paraqitje të mirë për ta mposhtur kampionin.

“Loja e Ballkanit ndoshta ndryshoi nga paraqitjet e mira që bënë në Evropë. Këtë e shfryëzuam më së miri dhe fituam pas një humbje të parpritur”, theksoi fillimisht Batatina.

“Bëmë një paraqitje spektakolare. Këtë herë i kishim marrë të gjitha masat për t’u përballur me Ballkanin dhe kemi bërë ndryshime taktike dhe e kemi ditur se nëse vrapojmë më shumë do ta fitojmë ndeshjen, gjë që edhe e arritëm”, shtoi trajneri i Llapit.

“Mbuluam pikat e forta të Ballkanit, u mbrojtëm shumë mirë dhe shfrytëzuam kundërsulmet e shpejta ku realizuam golat dhe fituam ndeshjet”, tha mes tjerash Tahir Batatina.

Kujtojmë që aktualisht Ballkani mban vendin e dytë në tabelë me 27 pikë nga 13 ndeshje, derisa Llapi me këtë sukses u ngjit në vendin e pestë me 19 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore