Lajme

Basti i Musk-ut këtë vit shkon për vetëdrejtimin e plotë


Për shefin ekzekutiv Elon Musk të kompanisë amerikane Tesla të makinave elektrike, këtë vit dhe vitin e ardhshëm, produktet më të rëndësishme të kompanisë nuk do të jenë makinat.

Në vend të tyre do të jetë software-i që i drejton ato në mënyrë autonome dhe një robot humanoid që kompania pret të ndihmojë në fabrikë.

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se premtimet e guximshme të miliarderit të industrisë së makinave elektrike përballen me sfida të mëdha, nga teknologjia te rregullat.

Për vite me radhë, Tesla dhe kompanitë e tjera të teknologjisë së automjeteve kanë humbur objektivat e tyre për software-in vetëdrejtues.

Musk-u e ka ndërtuar karrierën duke sfiduar skeptikët me bizneset që punojnë në makina elektrike dhe raketa.

Disa shoferë të Tesla-s blejnë paketa vetëdrejtuese 12 mijë dollarëshe me shpresën se autonomia e plotë është afër.

Kurse 60 mijë shoferë po testojnë software-in më të fundit vetëdrejtues, një shkallë që kompanitë e tjera të software-it të automjeteve autonome vetëm mund ta ëndërrojnë.

“Do të shokohesha nëse nuk do të arrijmë vetëdrejtimin e plotë më të sigurt se njeriu këtë vit. Do të isha i shokuar”, ka thënë Musk.

Ai ka parashikuar se vetëdrejtimi i plotë do të bëhej “burimi më i rëndësishëm i përfitimit për Tesla-n”.

Duke theksuar se përfitimet janë të mira nga pikëpamja financiare, ai ka thënë se robotaksia do të rriste dobinë e një automjeti me pesë herë, pasi pronarët mund t’i dërgojnë makinat e tyre në punë kur nuk është e nevojshme.

Prodhuesi amerikan përdor kamera dhe inteligjencë artificiale, duke shmangur teknologjitë e tjera si radarët që i përdorin rivalët r tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore