Përballje

Basketboll/ Vjen fitorja e dytë për Vëllaznimin


Vëllaznimi ka regjistruar fitoren e dytë këtë edicion, duke mundur Ponte Prizrenin në udhëtim me rezultat 71:88.

Në çerekun e parë zhvillohet lojë kryesisht e barabartë, ku mysafirët kishin epërsi deri në gjashtë pikë, megjithatë, vendasit nuk lejuan shkëputjen e tyre dhe këtë pjesë e fituan 26:23.

Periudha e dytë ishte vendimtare në këtë sfidë.

Pesë minutat e parë të kësaj pjese ishin të barabartë, por më pas kuqezinjtë u shkëputën, duke arritur epërsi prej 12 pikësh, për të shkuar në pushim me rezultat 43:55.

Në pjesën e dytë, vendasit bënë përpjekje maksimale që të rikthejnë rezultatin, por kuqezinjtë ishin të vendosur për fitore, duke dhënë 100 % nga vetja e tyre, duke thelluar epërsinë deri në 20 pikë, 68:88, ndërsa triumfuan në fund 71:88.

Vëllaznimi ka dy fitore e katër humbje, kurse Ponte Prizreni ka tri fitore e tri humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore