Kulturë

Bashkohen projektet arkitekturore të Hapësirës


Punëtoria e studios “Mars Architecture” nga PAACADEMY, nga 26 marsi – 11 qershor 2022, i kushtohet eksplorimit të aftësive të projektimit llogaritës të aplikuara në arkitekturën hapësinore.

Valentina Sumini dhe ekipi i saj synon të hartojë një infrastrukturë elastike dhe të qëndrueshme për misionet njerëzore në Mars.

Valentina Sumini

Në të vërtetë, Arkitektura e Hapësirës mbështetet në disa shtylla themelore që janë të ndërlidhura në thelb: shkencat hapësinore, inxhinieria, dizajni industrial, ergonomia, mjekësia, psikologjia dhe arti.

Kjo sfidë e re e projektimit kërkon një qasje të re, në të cilën dizajni llogaritës luan një rol kyç.

Studentët do të sfidohen të punojnë në ekipe brenda një mjedisi ndërdisiplinor në shkallë të ndryshme, nga urbani tek arkitektura dhe dizajni i brendshëm, duke u mbështetur në njohuritë dhe teknologjitë e zhvilluara për aplikimet hapësinore.

Një sfidë për arkitekturën hapësinore dhe tokësore, të marren në konsideratë marrëdhëniet midis aktiviteteve njerëzore dhe burimeve që i mbështesin ato.

Linku i aplikimit: https://parametric-architecture.com/mars-architecture…/

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore