Sport

Barcelona refuzon sponsorin 70 milionësh, arsyeja?


Bordi drejtues i skuadrës së Barcelona-s ka refuzuar një sponsorizim të majm, që do u jepte mundësinë të arkëtonin minimumi 70 milionë euro.

Sipas raportimeve të “Efe”, sponsori ishte nga sektori i kriptomonedhave. Nuk bëhet i ditur emri, por është një nga tre kompanitë e mëdha që operojnë në këtë fushë.

Kompania ishte e interesuar për të vendosur markën e saj në fanellën e Barcelona-s duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Përveç, 70 milionë eurove që do të paguanin si komisione, ata kishin parashikuar edhe një bonus sezonal në masën 20%, bazuar në performancën e ekipit të parë të meshkujve.

Në këtë rast klubi e ka refuzuar ofertën për shkakun se kriptomonedhat shikohen si një treg i pasigurt dhe jo shumë transparent. Ndaj ata do të vijojnë të kërkojnë një sponsor të ri, pasi marrëveshja me “Rakuten” përfundon në fund të sezonit.

Klubi po kërkon edhe një tjetër sponsor, për në mëngën e fanellës. Javët e fundit është përfolur se është ofruar “Socios”, një kompani partnere e Barcelona-s në “Fan Token”, por që edhe kjo operon në tregun e kriptove, çka klubi blaugrana i ka konsideruar jo etike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore