Sport

Barcelona piketon shqiptarin e Belgjikës për merkaton e janarit


Barcelona është në kërkim të lojtarëve për të forcuar fazën sulmuese. Emri më i ri që është shfaqur në kampin katalanas është ai i Adnan Januzajt, sipas raportimeve të “Sport”.

Lojtari me orgjinë shqiptare që luan për Kombëtaren e Belgjikës, aktualisht aktivizohet në La Liga me Real Sociedad-in.

26-vjeçari ka kontratë deri në verën e 2022 dhe rinovimi nuk duket afër. Barcelona kërkon ta transferojë lojtarin gjashtë muaj para se ai të perfundoi kontratën.

Ish-lojtari i Manchester United, Borussia Dortmund-it dhe Sunderland-it mund të kalojë në “Camp Nou”, për një shumë të vogël parash në këmbim.

Fondet e Barcelona-s për merkaton e janarit janë të pakta. Përballë alternativave të kushtueshme si Raheem Sterling-u dhe Ferran Torres-i, Januzaj është më i avantazhuari.

Këtë sezon Januzaj është paraqitur 22 ndeshje me Sociedad-in. Dy gola dhe dy asiste mbajnë emrin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore