Sport

Barcelona në kërkim të Buffon


Gianluigi Buffon

Barcelona ka kontaktuar me portierin veteran Gianluigi Buffon për t’u bashkuar me katalunasit në këtë verë.

43-vjeçari, njoftoi të martën se do të largohet kur kontrata e tij të përfundojë këtë verë. Kjo do të thotë se ai do të jetë një agjent i lirë, diçka për të cilën Barcelona ka kërkuar tregun përpara afatit kalimtar të transferimit.

Një numër i madh emrash janë lidhur me katalunasit, përfshirë dy lojtarë të Manchester City, Sergio Aguero dhe Eric Garcia, sulmuesin e Lyon, Memphis Depay dhe holandezin Georginio Wijnaldum , të cilët janë jashtë kontratës në fund të sezonit.

Barcelona mund të e largojë portierin brazilian, Neto para se t’i përfundojë kontrata pasi po kërkojnë të marrin legjendën italiane, Gianluigi Buffon.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore