Sport

Barcelona është favorit për të nënshkruar me Moukoko-n


Sulmuesi i Borussia Dortmund-it, Youssoufa Moukoko, është një nga futbollistët më premtues në Evropë.

Shumë skuadra janë vënë pas 18-vjeçarit me pasaportë gjermane, derisa thuhet se Barcelona qëndron në ‘pole-position’ për të nënshkruar me të.

Moukoko-s i skadon kontrata në verën e vitit të ardhshëm dhe thuhet se ai tashmë ka arritur marrëveshje për një transferim në Barcelonë.

Sipas shtypit spanjoll, “Mundo Deportivo”, sulmuesi 18-vjeçar pritet që në ditët në vazhdim të nënshkruajë një para-kontratë me katalanasit dhe të transferohet në verën e ardhshme.

Moukoko ka dy vite që luan me ekipin e parë të Dortmund-it, derisa këtë edicion ka pasur më shumë hapësira. Në 22 ndeshje sa ka luajtur, ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar po aq asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore