Sport

Barcelona arrin marrëveshjen me Xavi-n


Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, duket se do të jetë pasardhësi i Ronald Koeman në stolin e Barcelonës.

Sipas një burimi shumë të afërt, Xavi ka arritur marrëveshje me Barcelonën të mërkurën.

Humbja me Benfica-n duket se ishte stacioni i fundit për Koeman, i cili te katalunasit nuk po kalon fare mirë.

Gerard Romero thotë se “Barcelona dhe Xavi kanë arritur një marrëveshje”.

Klubi katalunas e konsideron kthimin e një njeriu që e njeh klubin nga brenda, si hapin e duhur në këtë moment.

Sipas tyre, Xavi do të llogarisë shumë në akademinë e klubit, që tani është e vetmja zgjidhje për katalunasit, që nuk kanë mundësi financiare të investojnë në emra të mëdhenjë.

Xavi pritet të zyrtarizohet brenda këtij muaji, madje kjo mund të ndodhë edhe gjatë këtyre dy javëve.

Barcelona po shqyrton mundësinë që ta shkarkojë Koeman-in gjatë këtyre javëve, dhe ta sjellë Xavi-n në skuadër.

Shumë shpejtë mund të shohim një figurë tjetër në stolin blaugran.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore