Shqipëria

Balluku: Dëmshpërblim për familjet e elektricistëve që humbën jetën


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, shprehu ngushëllimet e saj për humbjen e jetëve të dy elektricistëve, mëngjesin e 17 shkurtit, në Gjirokastër.

“Kam kërkuar nga drejtuesi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) të paraqesë kërkesën për dëmshpërblim për familjarët e tyre”, tha ministrja Balluku.

“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të kujdeset për familjet e dy elektricistëve, të cilët humbën jetën në krye të detyrës. Respekt për familjet e tyre dhe për heroizmin e çdo punonjësi”.

“Ato kanë punuar për rregullimin dhe minimizimin e çdo dëmi dhe defekti elektrik, gjatë gjithë kësaj kohe, pavarësisht kushteve të vështira”, tha Balluku.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore