Sport

Balliu rinovon kontratën me Vallecano-n


Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit të Rayo Vallecano-s të paktën deri verën e vitit 2025.

30-vjeçari ka vazhduar kontratën me klubin e La Liga-s edhe për tre sezonet e ardhshme.

Ai është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm për skuadrën Rayo-s, ku sezonin e kaluar regjistroi plot 35 paraqitje, derisa shënoi edhe një gol e dhuroi dy asistime.

Kujtojmë se mbrojtësi i djathtë është pjesë e spanjollëve prej vetëm një viti, diçka që nuk e pengoi të shpaloste vlerat, teksa u transferua nga Almeria me të cilën aktivizohej në La Liga 2.

Në të kaluarën, Balliu ka luajtur edhe në Francë me Metz duke provuar si elitën ashtu edhe kategorinë inferiore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore