Futboll

Bale i paraprihet rikthimit te Real-i: Nuk shpërqëndrohem


Gareth Bale planifikon rikthimin te Real Madrid në fund të sezonit 2021/2022.

Kapiteni i kombëtares së Uellsit Gareth Bale, u huazua te Tottenham Spurs nën komandën e Jose Mourinho-s [trajneri] në shtator 2020 dhe, që nga ajo kohë e deri më sot, në 25 ndeshje Bale ka shënuar 10 gola.

Ndërkohë që ndeshjet eliminatore për Botërorin 2022 fillojnë me Belgjikën e cila pret Uellsin në Leuven, në një konferëncë për shtyp Bale shprehet: “Unë nuk shpërqendrohem dhe mendoj se arsyeja kryesore përse erdha te Spurs-at këtë vit, ishte që të luaja futboll dhe vetëm futboll”.

Mourinho e ka konfirmuar më herët duke thënë “çfarë ndodh me Bale-in pas sezonit, është punë për Real-in”.

Përgatitja dhe aftësitë e Bale-it u vunë në pikëpyetje nga Mourinho pasi Spurs-at humbën kundër Everton-it në ndeshjen e shkurtit për Kupën e FA-së (Shoqëria e Futbollit).

Sidoqoftë, Bale shijoi një vazhdimësi mjaft të mirë te Tottenham me gjashtë gola në gjashtë ndeshjet pasuese. Mirëpo, rrugëtimi i skuadrës së Mourinho-s për këtë sezon nuk shkoi siç duhej: në fillim, humbja në derbin me Arsenalin dhe më pas, skualifikimi nga Liga e Evropës nga Dinamo Zagreb-i.

Bale-i nuk ka shkelur kurrë barin e gjelbërt të një finale Botërori dhe, i pyetur nëse është në gjendje t’ia arrij, ai përgjigjet: “Do të këmbeja një medalje Champions-i vetëm që ta provojë njëherë. Natyrisht që nuk do të ndodh por, pse të mos shpresoj?”

Ekipi uellsian ka tre mungesa deri më tani të konfirmuar. Dy prej tyre janë Ben Davies dhe Tom Lockyer, për të cilët FA deklaron: “Ben Davies dhe Tom Lockyer janë tërhequr nga ekipi kombëtarë për arsye të dëmtimeve”.

Për më tepër edhe mesfushori i Juventus-it, Aaron Ramsey, do të mungojë për të njëjtën arsye.

Ramsey ka munguar nga formacioni Bardhezi i torinezëve dy ndeshjet e kaluara dhe sipas burimeve të shtypit italian, nuk do të jetë në gjendje të rikthehet deri pasi të përfundoi pushimi ndërkombëtar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore