Sport

Bale dëshiron të huazohet përsëri për të marrë minuta


Gareth Bale ka edhe një vit kontratë me Real Madrid-in, por uellsiani po fillon të mendojë për të zhvilluar një sezon larg “Santiago Bernabeu-t” dhe Spanjës.

Pas përfundimit të huazimit te Tottenham-i, Bale është kthyer përsëri në Madrid.

Në Londër, ai u aktivizua në 20 ndeshje, nga të cilat 10 herë e nisi nga minuta e parë dhe ku shënoi 11 gola në total.

32-vjeçari nuk do të jetë më pjesë e Tottenham-it për sezonin e ri, çka e konfirmoi trajneri i ri i Spurs, Nuno Espirito Santo.

“Gareth Bale nuk do të jetë pjesë e ekipit tonë”, tha Santo-s për mediat, duke u dhënë fund thashethemeve që e lidhnin uellsianin me një transferim të përhershëm në Londër.

Por, Bale po mendon për Kupën e Botës 2022, ndaj atij i duhen minuta, për të qenë pjesë e Uellsit në Botëror nëse kualifikohet.

Gazeta spanjolle “AS” zbulon se Bale mund të lëvizë në drejtim të Major League Soccer, por në merkaton e janarit 2020. Fillimisht, ai do të tregojë veten me Carlo Ancelotti-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore