Sport

Aymeric Laporte drejt Atletico Madrid-it


Qendërmbrojtësi i Manchester City-t, Aymeric Laporte, pritet të jetë lojtari që do të zëvendësojë, Jose Maria Gimenez-in te Atletico Madrid-i, pasi Diego Simeone, nuk është më i bindur te uruguajani.

Atletico po planifikon ndryshime të mëdha në linjën e mbrojtjes dhe francezo-spanjolli, Laporte duket lojtari i duhur për të mbuluar rolin e qendërmbrojtësit.

Laporte ishte një nga lojtarët më të dalluar në Premier Ligë para dy sezonesh, por në sezonin që sapo përfundoi përpos dëmtimeve, ai vuajti nga mungesa e hapsirave në formacion pas paraqitjeve të mira të dyshes Ruben Dias – John Stones.

Atletico tashmë po kërkon blerës për Gimenez-in, në mënyrë që të investojë te Laporte. Real Madrid-i dhe Chelsea duken të interesuara për uruguajanin.

Për Laporte-n, City shpenzoi 65 milionë euro te Athletic Bilbao në janarin e 2018 dhe ai është nën kontratë me anglezët deri në 2025. Sipas Transfermarket-it vlera e kartonit të tij është 45 milionë euro.

Laporte së fundmi ka marrë të drejtën për të përfaqësuar ngjyrat e Spanjës, përsa i përket kombëtareve. Ai më herët ka përfaqësuar Francën me grupmoshat U-17, U-18, U-19 dhe U-21.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore