Gjykata Speciale

Avokatja e Krasniqit e pyet dëshmitarin për personat e maskuar, ai thotë se “përkthimi nuk është i saktë”


Avokatja Venkateswari Alagendra

Mbrojtja e ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, avokatja Venkateswari Alagendra, ka nisur të marr në pyetje dëshmitarin e pestë me kodin ‘3165’, i cili është duke vazhduar të dëshmojë për vrasjen e personit ‘1’.

Pyetjet e Alagendra janë zhvilluar lidhur me një dokument (jo publik), të cilin dëshmitari e pohoi se është ankesë e bërë nga ai por që nuk e di datën e saktë të saj.

Teksa pyetur se çfarë ka thënë a është e saktë në këtë ankesë se, “numri 1 është marrë nga UÇK-ja nga shtëpia e tij”, dëshmitari deklaroi se ‘‘jo nuk është e vërtetë se në shtëpi, ndoshta një gabim te përkthimi’’.

Si në pyetjet e avokatit Rexhep Selimi edhe në pyetjet e avokatës Alegendra është pyetur për personat e maskuar.

Ai tha se, “të maskuarit nuk i kam parë pa maska”, kurse personat “14 dhe 15 i kam parë pas vrasjes”, por që sqaroi se ata nuk kanë qenë të dyshuarit por kanë dëgjuar krismat dhe kanë dal.

Dëshmitari.

Teksa i pyetur se në këtë dokument kishte thënë se, ‘‘pas incidentit kam parë dy të dyshuar pa maska’’, ai tha se ‘‘përkthimi nuk është i saktë’’.

Në pyetjet e tjera kur ai u pyet se a i kanë parë personat e tjerë pa maska, përmbajtja ka qenë e redaktuar.

Po ashtu kur iu tha se, ‘‘dy personat qe dyshoje se ishin të përfshirë në vrasjen e numrit 1 ishin numri 12 dhe 13 dhe dyshimin e kishe sepse nuk kishin uniforma atë ditë kështu’’, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) vendosi që të ketë përmbajtje të redaktuar përgjigja e tij.

Gjithashtu për personin 14 ai shtoi se, “i ka dëgjuar krismat dhe ai ka dal në rrugë prej malit kur i ka dëgju, dhe i ka pa të vrarë’’, por nuk e kishte ditur se kush”.

Në vazhdim, dëshmitari lexoi një paragraf në atë dokument për të cilin tha se ‘‘nuk e kam thanë unë këtë’’.

Në pjesë tjetër e dëshmisë ka qenë me përmbajtje të redaktuar.

Dëshmitari i pestë me kodin ‘3165’ është duke vazhduar dëshminë e tij në seancën e së hënës në rastin e ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dëshmitari i pestë: Në shtator të 98-ës s’ka pasur dëmtime shumë të mëdhaja

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore