Lajme

Avdoviç për propozimet Palmer-it për reformën zgjedhore në BeH – “Kundër standardeve të ShBA-së dhe BE-së”


Gazetari boshnjako-amerikan, Erol Avdoviç,

Gazetari boshnjako-amerikan, Erol Avdoviç, përmes një cicërime në Twitter, ka komentuar negociatat për Reformën Zgjedhore në Bosnjë dhe Hercegovinë, për të cilën është shprehur se “Washington-i nuk po është në gjendje të pranojë gabimin”.

“Washington-i nuk po distancohet nga Matthew Palmer sepse nuk dëshiron të pranojë gabimin përnga pikëpamja e demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, ka shkruar Avdoviç.

“A jemi a nuk jemi për një Bosnje qytetare”, ka vënë theksin ai.

Sipas Erol Avdoviç, ShBA ka llogaritur se “edhe nëse ligji i ri zgjedhor është diskriminues, ai mund të shkojë përtej premtimit të rremë se njëjtë si ‘Dejtoni’ kjo do të jetë marrëveshje e ‘përkohëshme’”.

Korrespodenti i Al Jazeera-s në Washington, Erol Avdoviç, konsideron se “Dejtoni solli paqen” por se ky ligj zgjedhor i propozuar nga Palmer “sjell trazira” në BeH.

“Madje as boshnjakët më bashkëpunues nuk mund ta pranojnë këtë ndarje”.

Njohësi i çështjeve të Ballkanit thotë se në këtë situatë nuk ka fitues dhe humbës.

“Më së miri është që ekipi i Palmer të ketë vendosmëri të miratojë vetëm aspektet teknike për transparencë në procesin zgjedhor. Dhe, deri në një masë, të ruajnë fytyrën për veten dhe të tjerët. Synimet legjitime në politikë janë OK”.

“Ligji Zgjedhor që Palmer ka propozuar duke qenë i bindur nga Çoviçi, është kundër verdikteve të Strasburgut. Boshnjakët dhe hercegovinasit nuk janë në favor të ndarjes dhe diskriminimit, është shprehur ai.

“Palmer”, thotë ai, është një “karrierist i vetëm në Departamentin e Shtetit, i cili përdor preokupimin e Washingtonit me Rusinë dhe Kinën për të mbuluar debklin e tij personal mbi ligjin zgjedhor të BeH-së”

“Tani është e qartë për të se ai nuk mund të plotësojë kërkesat feudale të Çoviçit dhe HDZ-së, sepse është kundër standardeve dhe vlerave demokratike të Shteteve të Bashkuara dhe BE-së”, përfundoi Avdovic.

Washingtoni-i ka dërguar si të dërguar të posaçëm në Bosnje dhe Hercegovinë, Matthew Palmer-in, për të ndihmuar me një reformë zgjedhore dhe kushtetuese, tashmë shumë të vonuar gjatë në vendin ballkanik, në sfondin e tensioneve të rritura midis boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore