Shqipëria

Autoritetet asgjësojnë 773 bimë kanabisi në malësinë e Krujës


Autoritetet kanë finalizuar fazën e 33-të të mega-operacionit policor anti-kanabis të koduar “Territor i pastër”.

Si rezultat i kësaj faze u asgjësuan me anë të djegies 773 bimë narkotike kanabis, që u gjetën të kultivuara në malësinë e Krujës.

Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 22 mijë e 896 bimë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në malësinë e Krujës dhe në fshatra të ndryshme të rrethit, duke përdorur dhe dronë.

Kjo, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore