Lajme

Autobusi që u dogj në Bullgari, s’ishte regjistruar në doganë


Doganierët nuk e kanë regjistruar autobusin e djegur të “Besa Trans” kur ai ka kaluar kufirin, por kanë regjistruar vetëm pasagjerët që ndodheshin në të.

Kjo është konstatuar nga kontrolli i brendshëm i Drejtorisë së Doganore, raporton Alsat M.

Institucioni përkatës ka njoftuar se dy punonjësit që ishin në detyrë atë ditë do të pezullohen nga puna, ndërsa shefi i tyre do të gjobitet.

“Për automjetin me targa SK 0284 BA të transportuesit BESA Trans nga Shkupi, në periudhën prej datës 15.10.2020 deri më 11.11.2021 Drejtoria doganore ka regjistruar disa vendkalime nëpër vendkalimet kufitare”.

“GCI Deve Bair, GCI Blace, GCI dhe kafasa GCI Dellçevo, për lloje të ndryshme të transportit, përfshirë evidencën e numrit të Ekstraktit nga Licenca për kryerjen e transportit publik në komunikacionin rrugor ndërkombëtar – transport pa pagesë të udhëtarëve”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganore”.

“Autenticiteti i këtyre dokumenteve të bashkangjitura do të kontrollohet shtesë nga transportuesi”.

Ndërkohë kryeprokurori bullgar Ivan Geshev, i shoqëruar nga hetues do të arrijë në Shkup për të dorëzuar personalisht kërkesë për ndihmë juridike në Prokurorinë e Maqedonisë së Veriut.

Prokurorët bullgarë duhet të marrin profile të ADN-së nga të afërmit e të vdekurve në aksidentin e autobusit për t’i identifikuar viktimat e tragjedisë së 23 nëntorit që ndodhi në Bullgari.

Më 23 nëntor, të paktën 46 persona kanë vdekur, 45 prej tyre shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, pasi një autobus u përfshi nga flakët në orët e para të 23 nëntorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore