Rajoni

Austria paraqet strategjinë kombëtare kundër antisemitizmit


Qeveria austriake paraqiti të enjten një strategji kombëtare për të luftuar antisemitizmin. Kjo strategji përfshin përmirësimin e sigurisë së sinagogave dhe arsimimit në lidhje me Judaizmin. Gjithashtu parashikohet dhe ndjekje penale për krime urrejtjeje kundër hebrenjve.

Ministrja për Bashkimin Evropian (BE), Karoline Edtstadler, theksoi përgjegjësinë e Austrisë për të luftuar antisemitizmin pavarësisht nëse vjen nga ekstremi i djathtë, i majtë apo nëse është emigrant.

Masat e reja synojnë të luftojnë antisemitizmin në të gjitha format e tij dhe kudo që shprehet. Nga grupet e bisedave në media sociale deri tek shprehja e urrejtjes kundër hebrenjve në protestat publike

Fotografitë e të mbijetuarve të Holokaustit që u dhunuan në Vjenë.

Presidenti i komunitetit hebre të Vjenës, Oskar Deutsch, e mirëpriti nismën e qeverisë.

“Hebrenjtë janë gjithmonë të parët që preken nga diskriminimi”, deklaroi Deutsch, duke shtuar se lufta kundër antisemitizmit duhet të jetë një përpjekje nga e gjithë shoqëria, jo vetëm nga komuniteti hebre.

Sipas Edtstadler, në vitin 2019, Austria regjistroi 550 incidente antisemitike./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore